Aktorja shqiptare martohet dhe ne nuk e paskemi ditur që ka të dashur? (FOTO)

Ka ngatërruar të gjithë dynjanë. Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, pak minuta më parë ka postuar një foto në Instagramin e saj, përmes së cilës lajmëron se është në prag të martesës. Fotoja në të cilën ajo është kapur prej dore me një mashkull, i ka bërë të gjithë fansat konfuzë. Megjithatë, urimet kanë vërshuar, edhe pse pikëpyetjet nuk janë ndalur., shkruan Revista Class.

Pas kësaj fotoje, në profilin e artistes kanë shpërthyer komentet: “Dasmë? Po ne as nuk e kemi ditur që ka të dashur?”, “Jam konfuze, kush është fatlumi?”, “Është babai yt në foto?”, “Më shpjegoni kush është ky?” Por ka edhe të tjerë që duket se dinë më shumë për aktoren dhe i urojnë asaj mirëseardhjen në ‘familjen armene.’

Ndërsa të tjerë, guxojnë edhe me emrin e partnerit: Peter Palandijan??

Ndërkohë që Instagrami vijon të ziejë nga dyshimet, burime për Washington Daily News, dje (14 qershor, 2017) kanë pohuar se aktorja e njohur e roleve në ‘Dollhouse’, ‘Buffy the Vampire Slayer’ apo ‘True Lies’ ka zhvilluar një ceremoni private për të celebruar lidhjen e gjatë të dashurisë.

Ka spekulime se çifti kanë shpallur fejesën në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë dhe Eliza ka vënë unazë në gisht.

Çfarë po ndodh me Elizën?

Dhe fatlumi duket se është pikërisht ai, biznesmeni amerikan Peter Palandjian. Dushku ka vendosur të fillojë një jetë të re, të cilën e bën publike vetëm tani. Peter Palandjian drejton një korporatë ndërkombëtare për patundshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button