Mbrojtja kërkon hetim të veçantë të rastit “Almiri”

Në seancën gjyqësore për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, mbrojtja dhe pala e dëmtuar debatuan hetimin e veçantë për komunikacionin, të përgatitur me kërkesë të mbrojtjes, njofton Alsat.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Boban Iliç thotë se hetimi i ri ka treguar se Iliç ka kryer aktin si pasojë e dëmtimit të xhamit të përparmë të veturës. Mbrojtja madje pretendon se trajektorja e lëvizjes së të akuzuarit me veturë ka treguar se i ai, gjatë ikjes nga disa persona që kanë dashur ta sulmojnë, u është shmangur fillimisht dy fëmijëve nga krahu i majtë i rrugës dhe kjo ka bërë që nga ana tjetër të godasë Almirin e vogël dhe prindërit e tij. Por sipas palës së dëmtuar ky pretendim nuk ka bazë. Avokati Ibrahim Bajrami thotë se konstatimet e këtilla të hetimit të përgatitur nga një agjenci private e sigurimit, kanë për qëllim zvogëlimin e masës së dënimit për agresorin Boban Iliç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button