Filibasteringu & deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe dikur Talat Xhaferi!

Filibasteringu është institut në të Drejtën Parlamentare që praktikohet në botën demokratike. Por gjatë praktikumit të këtij mekanizmi në punën e parlamentit dhe trupave të tij veprimet në vete duhet të ngërthejnë arsyen e shëndoshë dhe mbi të gjitha kulturën dhe qytetarinë. Nga thirrja e seancës së parë konstitutive të parlamentit të Maqedonisë, deputetët e DPMNE-së nuk kishin edhe deri më tani nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë institut.

Keqpërdorimi që bëhet gjatë paraqitjes së deputetëve të një subjekti politik për REPLIKË , ndërkaq që brendinë e “replikës” gjithçka është se pajtohet me parafolësin, madje diskutim jashtë pikës së rendit të ditës etj., nuk kanë të bëjnë me këtë institut dhe me qytetarizëm. Madje, mosformimi i grupit parlamentar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së apo koalicionit, po ashtu është synim për obstruksion të punës së parlamentit dhe njëkohësisht është shkelje e Rregullores për punën e parlamentit.

Heshtja, leximi i romaneve, numri i madh i amendamenteve si veprime të parlamentarëve për të shpërfaqur poentën e një obstruksioni para elektoratit të tyre për një çështje konkrete që shqyrtohet në kuvend, vetëm atëherë kurë ata kanë justifikimin e shëndoshë dhe fuqinë e argumenteve për të mirën e përgjithshme vetëm atëherë kanë të bëjnë me filibasteringun parlamentar, pa këta premisa veprime të obstruksionit janë sharlatanizëm.

Edhe leximi i romaneve në një të kaluar jo shumë të largët nga ana e Talat Xhaferit sot kryetarë aktual i parlamentit, nuk kishin të bëjë asgjë me këtë institut parlamentarë por thjeshtë ishte mbase edhe siç dëgjuam, veprim i konstruktuar mes ortakëve politik për lajthitje dhe mashtrim të opinionit vetëm për pikë politike !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button