Qendra Studentore e shtetit ka borxh afër 4.6 milionë euro

Qendra Studentore e shtetit, nën kompetencën e së cilës janë shtëpitë studentore “Goce Dellçev”, “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Stiv Naumov” deri me muajin maj ka pasur borxh rreth 4 milionë euro, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njofton Portalb.mk.

Në emër të shërbimeve komunale, ngrohje, komunikim dhe transport Shtëpia Studentore e Shtetit ka borxh 282.754.637,00 denarë ose rreth 4.6 milionë euro.

“Nëse udhëheqësia e Shtëpisë Studentore do ta paguante borxhin dhe do t’i shlyente obligimet, nuk do të vinte deri këtu puna, që studentët e Shtëpisë Studentore “Goce Dellçev”, por edhe shtëpitë tjera studentore, t’i përgatisin provimet në errësirë, dhe të frikohen se do të ngelin pa energji elektrike ose ujë për pije dhe kushte elementare për banim në objekt. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ashtu sikur më parë informuam, ka kontribuar përpjekje për tejkalimin e problemit me energjinë elektrike në Shtëpinë Studentore “Goce Dellçev” në Shkup dhe studentët që janë vendosur në të njëjtin, do t’i kenë kushtet themelore për banim”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button