Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë e Kabulit

Autoritetet në Afganistan kanë thënë se sulmet me armë zjarri dhe me bombë vetëvrasëse në një xhami të shiitëve në Kabul, kanë vrarë pesë persona.

Grupi ekstremist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ditës së djeshme.

Zëvendësministri i brendshëm, Murad Ali Murad ka thënë se gjatë sulmit të dy personave me bomba vetëvrasëse, pesë persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar.

Shefi i policisë në Kabul, gjenerali Haqnawaz Haqyar, i ka thënë një radioje në Afganistan se tre civilë dhe një komandant policie kanë qenë midis të vdekurve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka thënë se njëri nga sulmuesit kishte tentuar të hynte në xhami dhe pasi ishte penguar nga policia, ka filluar sulmin me armë zjarri. Sulmuesi më pas ka vrapuar drejt kuzhinës për të shpërthyer bombën.

Xhamia e Al Zahra është e frekuentuar nga pakica shiite e Kabulit, të cilët kanë qenë të shënjestruar edhe më parë nga sulmet vetëvrasëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button