Agjërimi dhe psikologjia

Një segment i rëndësishëm i agjërimit në këndvështrimin e të qenit terapi hyjnore është edhe mbrojtja e individit nga narcisoiditeti dhe prirjet çrregulluese të egocentrizmit.

Narcisoiditeti është një ndër çrregullimet e personalitetit më e theksuara e kohës që jetojmë, në kuadër të së cilës më tepër shohim prizmin e çuditshëm të njeriut lidhje me vetëpëlqimin, pamjes për vete në forma të përkryera dhe të ngjashme.

Agjërimi në vete ngërthen privimin nga konsumimi i ushqimit dhe pijeve, me automatizëm themi se prej kësaj pike njeriu para së gjithash i anashkalon kërkesat e trupit duke ju njoh përparësi nevojave të shpirtit. Ky lloj i edukimit, jo që është i lehtë për individin, megjithatë përmes prirjes së vetëkontrollit ai zgjedh variantin për të drejtuar personalitetin e tij, gjë që krijon impaktin e nevojshëm për të forcuar pikëpamjet e modestisë dhe gatishmërisë së krijimit të një perceptimi për veten se vërtetë unë nuk jam i përkryer, nuk jam superior ose duke e ndjerë urinë dhe etjen, në fakt kupton se është i lëndueshëm dhe i dobët. Madje agjërimi krijon mundësinë e aktivizimit të inteligjencave emocionale siç është empatia, njohja dhe kuptimi i botës në prizmin real të tjetrit sa përket nevojave themelore. Në këtë rast mund të bisedojmë për të varfërit, nevojtarët, skamnorët, jetimët dhe të ngjashëm. Gjendja e agjëruesit nga ky prizëm tanimë është duke treguar gatishmërinë për ta çliruar veten nga kthetrat e egocentrizmit, si sjellje devijuese.

Nisur nga ky konstatim, vërtet bindemi se agjërimi është terapi e përkryer hyjnore edhe për fenomene të reja çrregulluese të personalitetit siç është rasti me “Sindromën California”, ngushtë e ndërlidhur me narcisoiditetin. California njihet vendi i industrisë së zbavitjes, shfrenimit, pasionit dhe “lumturisë”.

Nëse vëreni në realitetin e këtij fenomeni që në vete përmban 4 simptoma: egocentrizmi (egoizmi), pasioni për kënaqësi, vetmia, pakënaqësia ose depresioni.

Agjëro dhe gjej shëndet trupor e mental.

Autor profesori universitar, Musa Musai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button