Komunat duhet në mënyrë transparente të shpërndajnë mjetet për OJQ-të

Komunat në Maqedoni, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë në mënyrë më transparente në shpërndarjen e fondeve të parapara për organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në nivel lokal. Kështu u shpreh përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Vinton sot në Shkup gjatë prezantimit të “Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor” në prani të përfaqësuesve të pushtetit lokal, njofton Portalb.mk.

“Vlerësoj se organizatat qytetarë që funksionojnë në nivel lokal kanë më shumë nevojë për resurse, dhe për këtë pushteti lokal duhet të zhvillojë mënyrë më transparente për shpërndarjen e këtyre mjeteve ku ka mangësi në aspekt të procedurave dhe rregullave të cilat i shfrytëzojnë komunat në ndarjen e këtyre mjeteve. Madje ndodh edhe ajo se disa komuna nuk kanë mjaftueshëm buxhet, por që disa të tjera edhe pse e posedojnë një të tillë, nuk arrijnë të përcaktojnë se çfarë është prioritet i qytetarëve të asaj komune”, tha Vinton.

Krahas Vintonit, në ngjarje i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i repartit  për bashkëpunim në Bashkimin Evropian, Nikolla Bertolini, i cili bëri të ditur se IPA fondet të cilat u kthyen pas në Bashkimin Evropian, nuk ka ardhur si pasojë e parregullsive në shfrytëzimin e tyre.

“Kthimi i fonde IPA nuk ka ndodhur se ka pasur parregullsi në shfrytëzim, por vetëm se nuk janë shfrytëzuar të njëjtat. E kur nuk shfrytëzohen të gjitha fondet, ata kthehen prapa. Duhet të theksoj se gjithmonë ka më shumë mjete se sa që ka projekte”, tha Bertolini.

Ky program do të bashkonte OJQ-të dhe komunat dhe do të përmirësonte mënyrën e menaxhimin dhe shfrytëzimit të mjeteve të parapara nëpërmjet të cilave do të përmirësohen edhe kushtet jetësore të qytetarëve.

Ndryshe, ky program është financim i 10 milion eurove nga Bashkimi Evropian i cili do të zgjas tre vjet në kuadër të së cilit do të realizohen 200 projekte me interes publik në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button