LSDM: Problemi me deponinë në Strugë në mënyrë intensive po zgjidhet

LSDM-ja sot kumtoi se problemi me deponinë në Strugë po zgjidhet intensivisht me tërë makinerinë e disponueshme, pas çka do të vijojë mbulim dhe pastrim i tërësishëm.

“Zjarri në deponi tashmë po shuhet, pas çka do të vijojë mbulim i depos dhe pastrim i tërësishëm i saj. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në mënyrë efikase dhe përgjithmonë do ta zgjidh problemin shumëvjeçar me deponinë e Strugës, për të cilën VMRO-DPMNE 11-të vjet nuk bëri asgjë”, kum njofton LSDM-ja në kumtesë.

Sipas LSDM-së, hipokrizi është që VMRO-DPMNE-ja të kërkojë zgjidhje për problemin pasi Qeveria e re ka formuar komision, detyrat e të cilit intensivisht zbatohen në terren dhe ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit dhe zgjidhjen e problemit.

“Sot, si opozitë, VMRO-DPMNE për pikë të vogla politike tregon shqetësim të rremë për problemet e qytetarëve, duke kërkuar masa urgjente pasi ato veçmë po zbatohen”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button