Janeva kërkon që Vangellovski të vlerësojë nëse duhet të ngrihet prona e VMRO-DPMNE-së

Shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, kërkon nga Gjykata Supreme që të vlerësojë nëse vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, me të cilën refuzohet kërkesa e PSP-së, për ngrirje të pronës së VMRO-DPMNE-së në rastin “Talir” është e paligjshme, kuptoi sot PSP, njofton Portalb.mk.

PSP ka dorëzuar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë deri në Gjykatën Supreme pasi që kërkesa e tyre nga 22 maji deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, për marrjen e përkohshme të pronës për shkak të sigurisë, gjegjësisht shqiptimi i masës së përkohshme – ndalim për tjetërsim të pronës së patundshme me vendosje në hipotekë të asaj prone për shkak të dyshimit të bazuar se del nga vepra penale – keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar, është refuzuar. Për kërkesën e PSP-së do të vendos Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, me të cilin udhëheq kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.

Në rastin e parë “Talir” të dyshuar janë 11 persona për larje parash nga të cilët 9 persona si kryerës direkt dhe 2 si ndihmës. Siç thanë nga PSP-ja të dyshuar janë lideri i partisë, Nikolla Gruevski dhe të gjithë sekretarët gjeneral të partisë prej vitit 2009 deri 2015, ata janë edhe kryeministri teknik Emil Dimitriev, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski.

Të dyshuar janë edhe drejtorët e Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së. Këtë qendër shumë vite e udhëhoqi deputeti Ilija Dimovski, i cili është njëri nga të dyshuarit në këtë rast, ndërsa punën e tij në vitin 2015 e mori Ivo Kotevski, zëdhënësi shumëvjeçar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe dora e djathtë e ish kryeministres Gordana jankullovska.

LEXO: VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button