Koce Trajanovski në miting tek Ilir Meta në Tiranë (FOTO)

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dje ka qenë në Tiranë për të marrë pjesë në mitingun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lider i të cilës është Ilir Meta, i cili pas zgjedhjes për president të Shqipërisë, hoqi dorë nga pozita e liderit të partisë, të cilit ia ka zënë vendin, Petrit Vasili, njofton Portalb.mk.

Në miting ka marrë pjesë edhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, partia e të cilit bashkë do të del në zgjedhje me partine Metës.

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, pritet që partia e ish kryeparlamentarit dhe presidentit aktual të Shqipërisë, i cili paralajmëroi se maqedonasit në Shqipëri do të përfaqësohen në të gjitha fushat dhe nivelet në pushtet, të jetë faktor pa të cilin nuk do të mundet që të formohet Qeveria e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button