Zbulohet lidhja përmes Belizesë mes ministrit Angjushev dhe ish funksionarit të VMRO-DPMNE-së

Zëvendëskryeministri i ri i çështjeve ekonomike, Koço Angjushev prej kur u bë funksionar i lartë qeveritar nuk e zbuloi themeluesin e vërtetë të ndërmarrjes “Makinvent” me të cilën është partnere ndërmarrja e tij “Fero invest”, shkruan Birn.mk, njofton Portalb.mk.

“Makinvent” u hulumtua nga Birn para dy viteve, kur doli në pah informata se Angjushev i është bashkëngjitur kësaj ndërmarrje, pronari i së cilës ka adresën në ishullin Belize.
Belize dhe disa vende të tjera si Panama, Sejshellet, Ishujt Kejman janë të njohura për ndërmarrjet “offshore” që garantojnë fshehje të plotë të strukturës së pronësisë.

Misteriozja “Makinvent” – “Fero Inest” e Angjushevit dhe ndërmarrja e kumbarës të tij, Mitko Kërzhovski e përbëjnë korporatën – partneritetin “Hidro Osogovo”, që menaxhon me katër hidrocentralet e vogla të gypave të ujit përmes të cilit e marrin ujin banorët e Kriva Pallankës.

Në vitin 2015 janë pyetur të gjithë pjesëmarrësit e partneritetit se e kujt është ndërmarrja nga Belize.

“Pronar i firmës nga Belize është biznesmeni nga lagja, shoku im, megjithatë nuk mund t’ju tregoj se kush është. Ai nuk ka asnjë lidhje me të gjithë ato që në Maqedoni lidhen me ofshor-kapitalin nga Belize”, ka thënë Angjushev.

Kush është biznesmeni misterioz nuk e ka zbuluar as partneri i dytë i “Hidro Osogovo”, Mitko Kërzhovski, ndërsa pronarin nuk e dinte as njeriu që menaxhonte dhe më vonë e mori “Makinvent-in”, shkupjani, Igor Sekullovski.

“Nuk e di kush është pronari, edhe pse mendoj se nuk është një njeri por një korporatë e tërë. Angjushev më luti të jem drejtor, sepse unë jam inxhinier elektrik. Unë nuk punoj atje për rrogë, ndërmarrja nuk është aktive, përveç se me projektet me hidrocentralet e vogla”, deklaroi Sekullovski për Birn para dy viteve.

Hulumtimi i ri i Birn-it rreth ofshor-partnerit të Angjushev (“Makinvent”) çon drejt relacioneve të bizneseve të ish funksionarit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Zdravev i cili ishte drejtor i kompanisë shtetërore për transmetimin e energjisë MEPSO dhe kryesues i Këshillit të Komunës Qendër.

Dokumentet e Regjistrit qendror tregojnë lidhshmëri të madhe të “Makinvent” me firmën “Melimejt” për të cilën Birn shkruan se është e Zdravev-it.

Të dy ndërmarrjet në Maqedoni në vitin 2009 janë regjistruar si pronësi e kompanive amerikane pas të cilave si themelues qëndron një person nga SHBA-ja, të caktuar Xhent M. Karucio, dhe pastaj edhe “Makinvent” dhe “Melimejt” në vitin 2001 marrin pronarë të rinj të vendosur në adresën e njëjtë në ishullin Belize.

Se këto dy ndërmarrje janë zhvilluar njejtë tregojn dhe e dhëna se në afat prej vetëm një jave në verën e vitit 2015 edhe “Makinvent” edhe “Melimejt” marrin pronarë maqedonas, Igor Sekullovski dhe Lupço Bakev.

Bakev, i cili është drejtor aktual i “Melimejt”, vetë ka nënshkruar dokument të “Makinvent” në Regjistrin qendror, dhe këtë dokument Birn e ka. Njëkohësisht, “Makinvent” dhe “Melimejt” kanë lidhje me njerëzit që i kanë udhëhequr parkingjet e Komunës qendër, kur Vlladimir Zdravev ishte kryesues i komunës.

Todor Delljanovski ishte drejtor edhe i parkingjeve të Komunës Qendër edhe i “Makinvent”, derisa më vonë në vendin e tij si drejtor i parkingjeve erdhi Margarita Bakev, bashkëshortja e Lupço Bakev nga “Melimejt”.

Më tej, kapitali fillestar i “Makinvent” dhe i “Melimejt” është rritur me fluksin e parave nëpërmjet bankave të Qipros, dhe kështu përmes këtij shteti ishulli “Makinvent” ka marrë gjithsej rreth 270.00 euro.

Lidhjet e “Makinvent” me Zdravev nuk janë vetëm përmes firmës “Melimejt”.

Dokumentet nga Kadastra që i posedon Birn, të cilat datojnë nga viti i kaluar, tregojnë se “Makinvent” ka qenë pronësi me lokacion në Qendrën tregtare të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Sot i njëjti vend udhëhiqet në emër të “Sollun dhe Ivan”, ndërmarrja që është pjesë e pronësisë së familjes së Vlladimir Zdravev, ato janë hapësirat në të cilat në kohë punonte restoranti i njohur “Anja”.

Premtimi qeveritar për t’i zbardhur ofshor-pronarët

Birn është përpjekur që ta pyes Zdravev për “Makinvent”, por ai nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara përmes SMS.

E kemi pyetur edhe Angjushev, përmes firmës së tij “Fero invest”, megjithatë ata na drejtuan te Regjistri qendror, ku nuk mund të vinim deri te përgjigja e pyetjes se kush ishte pronari i vërtetë nga Belize.

Kjo çështje është akoma më aktuale nëse merret parasysh se qeveria në të cilën Koço Angjushev është zëvendëskryeministër premton se do t’i detyrojë të gjitha ofshor-kompanitë që investojnë në Maqedoni që t’i deklarojnë të gjithë pronarët.

Iniciativën e përkrahi edhe vetë Angjushevi në intervistën e parë si zëvendëskryeministër të “Televizionit 24” të mërkurën e kaluar.

“Kjo është e ndershme të bëhet. Nuk është e ndershme të ketë ofshor-kampani, megjithatë, pse dikush do fshehët pas asaj?”, ka deklaruar Angjushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button