Sjell çfarë na duhet, merr çfarë të duhet- këmbim në Parkun e Qytetit

Të dielën, më 18 qershor në Parkun e Qytetit të Shkupit mbahet “Këmbimi”, respektivisht këmbim falas nën organizim të organizatës joqeveritare “Kallen”. Qytetarët do të kenë mundësi të këmbejnë gjësende të cilat tashmë nuk ju duhen, me gjësende të cilat ju duhen, njofton Portalb.mk.

Përskaj gjësendeve materiale, mund të këmbejnë edhe këshilla, receta, këngë dhe ide.

“Sillni edhe fara, krijime artistike, veshmbathje, kërkoni tek kapelat dhe dorezat, në kuzhinë, ndoshta keni teglla të shumta, ndonjë pluhurthithëse të vjetër, stof për qepje, qershia nga oborri, lojëra, batanije, syze dhe libra. Sillni edhe varëse për tesha, duhet të jenë të rregulluara që sa më bukur të duken. Principin e këmbimit zgjedheni ju: merreni dhe me shëndet ta mbani. Pa pagesë dhe pa kacafytje”, qëndron në thirrjen.

Gjithçka që do të ngel nga këmbimi, do të dhurohet për qëllime humanitare. Organizatat interesuara humanitare duhet të paraqiten që në fund të tërheqin gjësendet e ngelura.

Vendi i ngjarës është pjesa e vjetër e Parkut të Qytetit, në rrugën drejt Kopshtit Zoologjik. Këmbimi do të zhvillohet nga ora 16.30 deri në ora 19.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button