OKB nuk do të përfshihet në referendumin kurd

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk do të “përfshihen në asnjë mënyrë” në referendumin për pavarësi në një rajon kurd të veri të Irakut, që është planifikuar të mbahet në shtator, shkruan REL.

Misioni i posaçëm i OKB-së, ka hedhur dyshime mbi kredibilitetin e votës, gjë që ka ngjallur kritika nga qeveria qendrore në Bagdad, vendet perëndimore, Turqia dhe Irani.

Javën e kaluar, presidenti i rajonit kurd, Masoud Barzani, ka thënë se votimi do të përcaktojë nëse rajoni kurd do të shkëputet nga Iraku.

Votimi do të mbahet në rajonin kurd dhe në zonat që pretendohen nga të dy palët, kurdët dhe Bagdadi. Këto zona të diskutueshme, duke përfshirë edhe qytetin e naftës në Kirkuk, kanë qenë nën kontrollin e kurdëve që kur forcat peshmerga kurde kanë rimarrë territorin në veri dhe perëndim të Irakut pasi ishte pushtuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Opozitës së fuqishme të Bagdaditi ’u janë bashkuar Turqia dhe Irani, të cilat kanë popullsi kurde në vendet etyre.

Me një popullsi prej rreth 5 milionë, rajoni kurd i Irakut ka një shkallë të lartë autonomie, duke përfshirë parlamentin dhe forcat e armatosura. Marrëdhëniet me qeverinë qendrore në Bagdad janë tensionuar rreth ndarjes së të ardhurave të naftës dhe çështjeve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button