Po shuhet zjarri në deponinë e egër në Strugë

Nga orët e vona e ditës së djeshme, të gjitha mekanizmat në rajonin e Strugës janë në teren që të shuajnë zjarrin i cili po ndot ajrin. Struganët protestojnë tani më disa ditë dhe kërkojnë nga përgjegjësit që të shuajnë zjarrin.

Sot në mëngjes është pastruar rruga drejt zjarrit, dhe tani po punohet në shuarjen e tij dhe më pas deponia do të mbushet me dhe e rërë.

Banorët e Strugës tani më vite me radhë kërkojnë zgjidhje të problemit me deponinë e egër, dhe revolta e tyre u rrit kur deponisë iu vu flaka dhe tani më disa ditë është nën zjarr. Kjo deponi gjendet vetëm 500 metra larg qytetit.

Qytetarët kërkojnë dislokimin e deponisë. Autoritetet premtojnë që dot do të mundohen të ndalin zjarrin dhe më pas do të kërkohet zgjidhje e duhur e këtij problemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button