Google Now: Gjeni ku e keni parkuar automjetin

Tash e tutje nuk do të keni nevojë të brengoseni se ku e keni parkuar automjetin tuaj. Google ka bërë një zgjidhje përmes versionit “Google Search” për Android.

Google e ka bërë më të lehtë për përdoruesit që të dinë se ku e kanë parkuar makinën në një qytet të panjohur, në një shëtitore, park apo diku që është e vështirë për pronarin të kujtojë se ku e ka parkuar.

Asistenti digjital “Google Now” i kompanisë do të monitorojë çdo lëvizje të automjetit dhe do të regjistrojë automatikisht vendin ku do të parkohet. “Google Now” e bën këtë me anë të sensorëve të një telefoni “smartphone”, thuhet në një njoftim të Google-s./ albinfo.ch

Lajme të ngjashme

Back to top button