Sekretet e bukurisë braziliane të Adriana Limës

Ajo është cilësuar si një nga ëngjëjt më të bukur të Victoria’s Secret, ashtu sikurse feminiteti i saj i tejkalon kufijtë e imagjinatës. Adriana Lima, nënë e dy fëmijëve, nuk e njeh moshën kur vjen puna si tek format trupore, ashtu edhe tek freskia e fytyrës. Para pak kohësh, i bëri një dhuratë vetes, e fansat u çuditën, për aq kohë sa unaza me gurë diamanti vinte nga Adriana, për vetë Adrianën! Eh, këtu i shtoi edhe më shumë pikë personalitetit të saj, duke treguar një anë të fortë të karakterit. Gjatë një interviste, modelja ka zbuluar sekretet e bukurisë tipike braziliane, duke habitur jo pak me zgjedhjet e saj. Lexoni më poshtë për më tepër:

1. Të shprehurit e vetes nëpërmjet grimit të përditshëm.
2. Të nisurit e kujdesit për veten, në moshë shumë të re.
3. Përdorimi i avocados si maskë për shkëlqimin e flokëve.
4. Portokallia e çelur, roza dhe e kuqja janë ngjyrat primare për tonin e fytyrës.
5. Konsumi i ujit me arë kokosi çdo ditë.
6. Zgjedhja e produkteve kozmetike nga firma Natura (products).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button