Scion premton befasi në Los Angeles

Edhe pse panairi i veturave në Los Angeles pritet të mbahet pas gjashtë muajve, ky fakt nuk e ka ndaluar zëvendëspresidentin e Scion, Doug Murtha, të zbulojë planet për prezantimin e një modeli plotësisht të ri në qytetin e engjëjve.

Gjatë një interviste dhënë revistës “Wards Auto”, Murtha, ka deklaruar se kompania të cilën e drejton është duke u përgatitur t’i lansoi tri modele të reja, duke pranuar se e para do të jetë e disponueshme në panairin e veturave në Los Angeles.

Ende nuk dihet saktë se çfarë vetura Scion do të prezantoi në panair, por Murtha ka nxitur spekulime se bëhet fjalë për disa modele plotësisht të reja, që sipas tij do të bëjnë bujë në tregun ndërkombëtarë. Ndërkaq, ekspertë të automobilizmit besojnë se bëhet fjalë për një krosover dhe dy vetura të përmasave të Golfit, që së fundmi janë mjaft të kërkuar në tregun evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button