S’kishte para të imëta për ta paguar parkingun, bleu një kupon lotarie dhe…

Merilyn Scot nga Britania e Madhe kishte qenë e detyruar “të thyejë” 10 funta për të paguar parkingun dhe kishte blerë kuponin e lojës së fatit grab-grab, i cili asaj i solli hiq më pak se 250 mijë funta.

Pasi kishte blerë kuptonin e kësaj loje për vetëm dy funta, ajo e kishte vënë në çantë dhe kishte harruar për të deri ditën e ardhshme. Në momentin kur u kujtua për kuponin e lojës së fatit, të cilin e kishte blerë vetëm për të thyer paratë, ajo kuptoi se ishte fituese e lojës.

“Kur e pashë në çantë pyeta veten se mos kisha fituar dhe nuk munda të besoja. I pyeta disa kolegë që të shikojnë dhe ata ma konfirmuan”, tha Merilin.

Shefat në call-center e liruan më herët nga puna, në mënyrë që të paraqiste kuponin fitues dhe pak më vonë ajo edhe e la punën.

Merilin udhëton për në Australi, në vendin e saj të ëndrrave.

“Gjithmonë kam dashur të udhëtoj nëpër botë. Do të blej shtëpi. Kurrë nuk kam ëndërruar se do të kem mjaft para që t’i siguroj vetes shtëpi”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button