Arsenali përfundimisht nuk e shet Sanchezin te rivalët e Premier Ligës

Arsenali raportohet se ka përjashtuar mundësinë e shitjes së sulmuesit Alexis Sanchez te rivalët e Premier Ligës.

Kampioni Chelsea dhe Manchester City raportohet se kanë kërkuar shërbimet e kilianit që po hyn në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë“.

Gjithsesi, “The Independent” raporton se Arsenali është i vendosur t’i rezistojë ofertave nga rivalët e ligës dhe do të lejojë largimin e futbollistit vetëm jashtë Anglisë, përcjell Koha.net.

Arsenali po përpiqet të bindë Sanchezin që të vazhdojë kontratën me klubin, por dështimi i klubit që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve e bën këtë më të vështirë.

Futbollisti mësohet se dëshiron të mbesë në Londër, por refuzimi i Arsenalit për ofertat e klubeve tjera e bën Bayernin favorit për transferimin e ish-yllit të Barçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP