Ministri turk Cavusoglu viziton nesër Arabinë Sudite

Ministri i Punëve të Jashtme i Tuqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se do të vizitojë të premten Arabinë Saudite, për të mbajtur disa takime pas prishjes së marrëdhënieve në mes të Katarit dhe vendeve të tjera të Gjirit Arab, transmeton REL. 

Duke folur për një konferencë në Ankara së bashku me homlogun e tij nga Tunizia, Cavusoglu tha se Turqia ka qenë e paanshme dhe ka bërë përpjekje për të zgjedhur çështjen e mosmarëveshjes mes vendeve.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë shkëputur marrëdhëniet dhe kanë vendosur sanksione mbi Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit dhe të Iranit.

Katari vazhdon t’i mohojë këto akuza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button