Putin: Rusia nuk e konsideron SHBA-në si armike

Rusia nuk e konsideron SHBA-së si armike të sajën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar se Moska është mjaft e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

“Rusofobia rritëse është e shkaktuar nga turbulencat e përforcuara ultrapolitike në këtë vend”, tha Putin në Linjën e drejtpërdrejtë me presidentin”, tha TASS.

Putin theksoi se shpreson në rolin konstruktiv të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Ukrainën lindore.

Rusia dhe SHBA-ja, siç tha nuk kanë mundur të bashkëpunojnë në sferën e mospërhapjes së armës bërthamore dhe luftës kundër varfërisë.

Ai gjatë Linjës së drejtpërdrejtë i zbuloi hollësitë nga jeta private, duke theksuar se paradokohe për herë të dytë është bërë gjysh.

“Nipi im ka lindur paradokohe”, tha Putin.

Ai tha se nuk dëshiron që nipat e tij të “rriten si princër”.

“Dua që të kenë jetë të zakonshme. Nëse i them emrat e tyre do të identifikohen menjëherë. Ju lutem të më kuptoni”, tha Putin. Ai theksoi se fëmijët e tij jetojnë në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button