Hapet fabrika e kompanisë amerikane “Adient” në ZZHTI Strumicë

Në ZZHTI Strumicë sot u lëshua zyrtarisht në përdorim fabrika për prodhimin e këllëfëve për sediljet e automjeteve “Adient”. Investimi është në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikanë dhe do të punësojë mbi 1.300 persona.

Në hapjen e këtij objekti të parë në këtë zonë të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, ambasadori amerikan Xhes Bejli, drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Viktor Mizo dhe Vlladimir Teflik, nënkryetar i operacioneve të “Adient”.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se si Qeveri e përkushtuar në integrimet euroatlantike i hap mundësitë edhe për biznesin.

“Hapja e “Adient” filloi para ardhjes së Qeverisë së re. Dhe atëherë si kryetar i Komunës së Strumicës dhashë mbështetje të fuqishme ndërsa edhe sot e mbështes hapjen e fabrikës e cila sjell edhe vende të reja pune. Dëshiroj të dërgojmë mesazh se do të shkojmë një hap më tej “Adient” të mbetet këtu dhe të vazhdojë të zhvillohet. Përmes proceseve reformuese për perspektiva të BE dhe NATO-s, me ligje dhe rregullativa ligjore, me korrupsion zero do të krijojmë kushte për investime të reja, por edhe për mbështetjen financiare të kompanive vendore. Kjo do të krijojë konkurrencë e cila do t’i çojë përpara proceset ekonomike, do t’i rrisë pagat, do t’i përmirësojë kushtet e punëtorëve”, tha Zaev.

Ambasadori Bejli theksoi se ky është shembull i shkëlqyer se me angazhimet e përbashkëta mund të zhvillohet ekonomia dhe e ardhmja më e mirë për qytetarët.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI Mizo theksoi se me hapjen e sotme të “Adient” ringjallet zona e Svidovicës e cila shtrihet në 25 hektarë.

“Adient” i ka 230 uzina në 33 vende në botë me mbi 75.000 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button