Shkon në 17 numri i të vdekurve nga zjarri në Londër

Ekipet e shpëtimit nuk presin të gjejnë ndonjë person tjetër të gjallë në bllokun e banesave në Londër, i cili u përfshi nga një zjarr masiv, tha Shërbimi i Zjarrfikësve, transmeton REL.

Komisionari për Zjarre i Londrës, Dany Cotton, tha se “një numër i panjohur” i njerëzve vazhdon të jetë nën rrënojat e Kullës Grenfell, e cila u dogj të mërkurën.

Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 17 personave.

Mbretëresha Elizabeth tha se lutet për familjet e tyre.

Mbi 30 njerëz të plagosur mbeten në spital – 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Shkaku i zjarrit, i cili ka zgjatur më shumë se 24 orë për t’u vënë nën kontroll, mbetet i paqartë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka premtuar hetime të plota të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button