Zharko Llukovski doli nga Telekomi i Maqedonisë

Zharko Llukovski, anëtar ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksionin e drejtorit kryesor operativ të Telekomit të Maqedonisë do ta vazhdojë karrierën e tij jashtë kompanisë për shkak përfundimit të kontratës së tij për menaxher deri 30 qershor të vitit 2017, njoftoi “Faktor”, transmeton Portalb.mk.

Nazim Bushi, zëvendëskryetari aktual i Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë do të kryejë funksionin e anëtarit ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve në funksion të shefit zyrtar operativ të Telekomit të Maqedonisë për një periudhë prej 3 muajsh, duke filluar nga 1 korriku i 2017-tës.

Lukovski ishte në pozitat më të larta udhëheqëse të kompanisë prej vitit 2006. Në vitin 2010 është emëruar si Drejtor kryesor ekzekutiv të T-Mobile Maqedoni, ndërsa në vitin 2015 si drejtor operativ i Telekomit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button