Hulumtim: Ja si VMRO-DPMNE me lobin e saj, SHBA-në e ka zhytur në luftë kryqtare kundër Sorosit

Deri në vitin e kaluar duke përmendur Maqedoninë në koridoret në Uashington me siguri do të shkaktonte indiferencë. Por, gjërat kanë ndryshuar në muajt e fundit, pasi që e dhjathta ne Amerikë papritmas shfaqi interes për betejat të cilat mbahen në vendin e vogël Ballkanik. Në njërën anë është e Maqedonisë, tani ish-partia në pushtet e portretizuar nga mediat amerikane miqësore dhe të sapo fituar si një mbrojtës i tregjeve të lira dhe të moralit tradicional. Në anën tjetër, si ato theksojnë, janë të majtët kriminale të mbështetur nga miliarderi George Soros.

Ky është një hulumtim i përbashkët të NovaTV  dhe Rrjetit për raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), me mbështetjen e Buzfeed. 

Verzioni në gjuhën Angleze këtu dhe këtu.

Portalb.mk usa sjell ekskluzivisht hulumtimin e plotë në gjuhën shqipe.

Shkruan: Saska Cvetkovska dhe Aubri Belford

Mediat konzervative në SHBA, të tilla si “Brajtbart” dhe “Fox Neës”, por edhe fondacioni i djathtë “Heritage”, kanë kushtuar në mënyrë të konsiderueshme  mbulimi i të ashtuquajturit përzierjen e Soros-it në Maqedoni. Dhe një grup kongresmenë republikanë kanë shkruar letra kritike të cilat kanë vënë në pikëpyetje punën e ambasadorit amerikan Jess Bailey, të cilin e akuzojnë si një bashkëpunëtor i organizatave joqeveritare dhe Soros.

Por pas titujve qëndron një histori e ndryshme: Përpjekjet intensive lobuese nga ana e  VMRO-DPMNE, partija nacionaliste e cila ishte në pushtet. Qindra anëtarë të saj janë intervistuar në suaza të hetimeve dhe dhjetra ballafaqohen me akuza për përgjim të paligjshëm të më shumë se 20,000 qytetarëve, si dhe korrupsioni i gjithpërfshirës që e bëri një nga partitë më të pasur në Evropë.

Aplikimet dhe transaksionet konfidenciale të cilat arritën deri në NovaTV dhe rrjeti Ndërkombëtar për raportimin e krimit dhe korrupsionit (OCCRP) tregojnë se partia ka paguar më shumë se një milion,  të holla të fituar në mënyrë të paligjshme duke pasur parasysh proceset në Shkup, lobistëve amerikanë dhe kompanitë për marrëdhënie me publikun nga viti 2015 deri më sot. Partnerët tregojnë vetëm paratë që kanë rrjedhur nga llogaria e partisë, por jo edhe ata që nuk janë paguar akoma, për të cilat janë kryer dhe dorëzuar shërbime

Që nga viti i kaluar  zyrtarë të lartë të partisë personalisht kanë lobuar te politikanët konzervativë amerikanë dhe media në mënyrë që të diskreditohen kundërshtarët e brendshëm dhe nxitjen e termit anti-Soros.

Qeveria maqedonase ka angazhuar firmë lobuese pro-Republikane  “Mercury Public Affairs” për punën në interes partiak të VMRO-DPMNE-së. Ata si duket kan fshehur punën e tyre për partinë e paguar me para nga qeveria maqedonase nëpërmjet përdorimit të ashtuquajturës fron organizatës, e cila paraqet një shkelje e mundshme të ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara (FARA), transmeton Portalb.mk.

Ankesat e VMRO-DPMNE-së të dërguar drejtë të djathtës Amerikane fillojnë me një përpjekje të hershme për të ndikuar vendimmarrësit nën administrimin e ish-presidentit amerikan, Barak Obama. Kontratat dhe transakcionet konfidenciale nga llogaritë  të partis të cilat i zbuloi  ekipi i NovaTV  tregojnë se nga viti 2015 deri në fillim të vitit 2017 janë paguar më shumë se një milion dollarë në katër kompani amerikane të lobimit dhe kompani për marrëdhënie me publikun nga të cilat tre janë të lidhura kryesisht me Partinë Demokratike.

E gjithë kjo e vendos Maqedoninë në rend të ditës në Uashington. Dhe ka inkurajuar konzervatorët amerikanë për t’ju bashkuar sulmeve anti-Soros të favorizuar nga Rusia dhe nacionalistët autoritare nga Evropa. Vëmendje miqësore e mediave konservatore amerikane u transmetua me stil të lartë nga mediat maqedonase besnikë të VMRO-DPMNE, por edhe nga mediat shtetërore Ruse.

Fuqi baruti nga Balkani

Paralelisht me fushatën e VMRO-DPMNE-së ndaj opozitës, mediumeve, USAID dhe ambasadorit  të  SHBA’s Jess Bailey, u zhvillua  edhe një nga krizat më të forta politike në vend.  Partia konservatore e cila erdhi në pushtet në vitin 2006 në krye me ish kryeministri Nikolla Gruevski hoqi taksat dhe shtynte shtetin drejt antarsimit në NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Por edhe heshti mediat kritike, e trembi shoqërinë civile dhe synoi projekte për të cilat egzistojnë dyshime për  krimit, të tilla si renovimin barok të kryeqytetit Shkup,  i  cili kushtoi më shumë se 760 milion dollarë, sic llogariti BIRN.

Katërshi politik maqedonas gjatë negocimin e marrveshjes së Przhinos

Shteti hyri në krizë në shkurt të vitit 2015 kur lideri i opozitës  atë kohë Zoran Zaev publikoi regjistrimet audio sipas të cilave  pretendohet se Gruevski urdhëroi përgjimin e më shumë se 20.000 Maqedonasve.

Pas protestave në rrugë, Bashkimi Evropian mundësoi marrëveshje sipas të cilës Gruevski  dorëzon dorëheqjen dhe zgjedhjet e reja u caktuan në vitin 2016. Në ndërkohë u emërua një prokuror i ri i pavarur publik. Prokuroria Specijale  Publike menjëherë filloi të hetojë indikacione të krimit nga Gruevski dhe njerëz të tjerë kyç në VMRO-DPMNE.

Zgjedhjet të mbajtur në dhjetor rezultuan me një Parlament të pavendosur. Shteti ishte pa një qeveri për pesë muaj deri sa Zaevi në fund formoi një qeveri koalicioni me dy partitë shqiptare më 31 maj. Ndërkohë  ishte nje situatë e tensionuar, me protesta të përditshme dhe sulmi në parlament më 27 prill nga protestuesit nacionalistë të cilët rrahën Zaevin dhe deputetë të tjerë.Pavarësisht qeverisë së re, Maqedonia mbetet e brishtë për shkak se përfaqësuesit e VMRO-së “kanë shumë për të humbur”, tha Florian Bieber, profesor i Universitetit të Evropës Juglindore në Graz.

“Me humbjen e pushtetit ato rrezikojnë të përfundojnë në burg. Çdo përpjekje për hetim të krimti do të nënçmohet si një mungesë e patriotizmit dhe ndërhyrje të huaj”, tha ai.

Gjatë krizës, VMRO-DPMNE dhe mbështetësit e saj janë përqendruar në fushatën anti-Soros, duke shikuar filantropin e fuqishëm amerikane si “pronar” i kundërshtarëve të tyre politikë nga e majta. Në dhjetor Gruevski bëri thirrje për “desorozim” të vendit, demonstruesit marshuan kundër ambasadorit amerikan Bailey duke e akuzuar atë për punën me organizata jo-qeveritare të lidhura me Sorosin. Në një kohë të shkurtër, përkrahësit e VMRO hapin nje  “iniciativën globale” të quajtur “Stop operacioni Soros” e cila ka versionin e saj në gjuhën angleze në ueb faqen.

Kjo ka qenë e mirseardhur për lidhjen ruse në Maqedoni. Dhe shërbimet ruse dhe serbe veprojnë në shtet,  përhapin propagandë dhe promovojnë nacionalizmin për ta larguar shtetin nga NATO, njoftoi OCCRP së bashku me partnerët e saj në 4 qershor në hulumtimin  të mbajtur me dokumente.

Që nga fillimi i krizës në Maqedoni në vitin 2015, qeveria ruse publikisht mbështeti Gruevskin dhe duke sulmuar kundërshtarët e tij  bëri thirrje se Perëndimit ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.  Servisi Shtetëror Rus paralajmëroi se ka një “kolonë e pestë” e mbështetur nga Sorosi dhe aktive në Maqedoni.

Fushata është pjesë e një lëvizjeje anti-Soros më të gjerë e promovuar nga qeveritë autoritare në Evropë dhe krahut të djathtë populist në SHBA. Qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë poashtu sulmuan  institucionet dhe organizatat që janë të financuara nga Sorosi. Në Serbi, media nacionaliste sulmuan Soros-in duke pretenduar se ai ka një plan për të destabilizuar shtetin.

Protesta Anti-perëndimore dhe anti-Soros  në Maqedoni, pranverë 2017

Në mars, në një konferencë në kryeqytetin e Hungarisë, populistët dhe aktivistët e përshtatën emrin nga Maqedonia – “. Stop operacioni Soros”

Lupco Zlatev, një gazetar i cili përfaqësoi Maqedoninë në atë konferencë, deklaroi për OCCRP se Soros u zgjodh si një objektiv sepse ai simbolizon vlerat liberale që janë kërcënim global për nacionalizmin tradicional. Ai tha se nuk është pjesë e “Stop operacion Soros”, por i lidhë disa vlera të veçanta për të cilat ata qëndrojnë, si anti-globalizimit.

“George Soros nuk është i vetmi, por ai është simboli. Nuk mund të protestohet kundër Agjensionit Zvicerane për Zhvillim ose Këshillit Britanik, tha Zlatev..

Lobimi në të djathtë

Në kohën e konfliktit më intenzif me oponentët politik të brenshëm, zyrtarët e VMRO-DPMNE-së udhëtojn në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar personalisht me politikanë dhe gazetarë.

Kryesues i këtyre përpjekjeve, në bazë të intervistave është Vladimir Gjorçev , nje politikan konservativ i ri dhe ambicios me lidhje të forta me konservatorët jashtë vendit dhe veçanërisht në SHBA. Në periudhën ndërmjet 2016 dhe 2017 ai udhëtoi disa herë në Shtetet e Bashkuara.

“Kështu unë mësova historinë e Maqedonisë. Vlad nga Parlamenti maqedonas loboi për këtë ” thotë në një intervistë telefonike për NovaTV Lee Stranahan, gazetar i cili shkroi mbi temën Soros dhe Maqedonia për “Brajtbart” në shkurt këtë vit.

“Ai bisedonte me njerëz të cilat nuk dinin shumë për këtë temë. Edhe unë nuk dija shumë”, shton Stranhan.

“Kur shkruajnë për ueb faqe konzervative, çdo here kur përmendet Xhorxh Soros në titull, ajo do të thotë mirëmëngjes”, tha ai duke shtuar se është i bindur se raportimi i tij është i pavaruar dhe se i ka dëshmuar tezat e Gjorçeit.

Vlatko Gjorçev refuzoi qtë flet mbi këtë temë dhe të përgjigjet në pyetjet lidhur me këtë hulumtim.

Në të njëjtën kohë “Merkjuri Publik Afairs” nënshkroi një kontratë potenciale e paligjëshme  për lobim i cili e përfshin Maqedoninë. Dokumentat e dorëzuar pran Ministrisë së Drejtësisë së Amerikës nga fillimi i muajit shurt tregojnë se “Merkjuri” kanë të qenë të angazhuar nga “Fondacioni Libertas”, shoqartë korporative me marrëveshje mujore në vlerë prej 15,000 dollarë për “punë të jashte, të huaja publika për Rumani, Bullgari, Maqedoni, Serbi dhe Greqi”.

Siq duket “Libertas” është orgnizatë e hapur për qëllim të caktuar e cila nuk ka sa një tjetër aktivitet. E themeluar në muajin gusht ose vetëm një ditë para “Merkjuri” ti dorëzoj dokumentët finale deri tek Kongresi i SHBA ku e deklaron aktivitetin lobues. Adresa në të cilën është regjistruar “Libertas” në SHBA në Bruklin, Nju Jork, në të njejtën vend ku është e vendosur një byro kontabilistike

Sipas të dhënave të FARA dhe dokumentet për regjistrim në Nju Jork, i vetmi emër i fundit publikisht i shpallur është 38 vjeçari nga Uzbekistani, Begzod Isakdjanov, i cili gjithashtu jeton në Bruklin. Ai nuk dha përgjigj në pyetjet e parashtruara.

Por, nuk ekziston dëshmi tjetër e cila e lidh “Merkjurin” drejtëpërdrejtë me Maqedoninë. Qeveria e Maqedonisë ka ndarë kontratë në vlerë prej rreth 150,000 dollar një kompanie nga Londra “Merkjuri”, themelues të së cilës është “Merkjuri” nga SHBA. Kontrata është nënshkruar në nëntor të vitit të kalur, por është për publik në muajin maj ose një ditë para kryeministri teknik Emil Dimitriev të largohet nga posti. Me këtë kontratë janë përcaktuar aktivitetet në sferën e marrëdhënieve me opinionin.

Nuk është qartë se vallë kjo kontratë ka ndonjë lidhje me kontratën e lidhur nga “Merkjuri” me “Libertas”, ose ka të bëj me ndonjë gjë tjetër. Ky zbulim e ngriti çështjen se vallë ndoshta VMRO-DPMNE, shërbimet e veta i ka paguar me para të popullit.

Anëtarë i organit më të lartë të parties, Komiteti Ekzekutiv i VMRO_DPMNE, ka biseduar me përfaqësues të NOVTV dhe OSSRP me kusht që emir i tij të mbetet anonim dhe thotë se “Merkjuri” ka punuar për VMRO_DPMNE, dhe se mes tjerave, Vlatko Gjorçev ka qenë kontakti për këto aktivitete.

“Nuk di kush e ka hapur fondacionin “Libertas”, por e di se “Merkjuri” punon për VMRO-DPMNE”, thotë ai. “Dhe jo vetë për ata, kishte koordinime me grupe të tjerea të interesit nga rajono dhe më gjerë, nga shtete të tjera”, thotë ai, por nuk eleboroi si është realizuar kjo, duke thënë se ai nuk ka qenë aq i involvuar në këto gjera.

Kur i pyetën në “Merkjuri” se a kanë punuar dhe nëse kanë punuar çfarë punë kanë punuar për VMRO-DPMNE, partneri në kompaninë Vin Veber tha:”Kemi punuar diçka për ata, por nuk di çfarë sakt pasi që nuk kam qenë i kyqur në këtë punë, andaj duhet të ju drejtoj tek partneri tjetër i kompanisë për detaje”.

Ajla Frenk, zëvendës kryetarë i “Merkjurit” tha shumë shkurtë se “Libertas” ëhtë orgnizatë joqeveritare dhe ata kanë punuar në pajtueshmëri me FARA”.

Ë pyetur për klinet të huaj të cilat i ka “Libertas”, Frenk e ndrpreu bisedën.

“Tani duhet ta mbylli telefonin, ok?”.

Ata nuk u përgjigjn në pyetjet e parashtuara me anë të e-mailit.

Kreg Holman, ekspert për lobimnë Think-Thank nga Uashingtoni “Publik Sitizen” tha se kontrata ndërmjet “Libertas” dhe “Merkjuri” është vepër e mundshme penale, përcjellë Portalb.mk.

“Me të vërtet bëhet fjalë për një aktivitet për dyshim. FARA është krejtësisht e qartë për emërimin e klientëve të huaj dhe nuk lejohet që ata të mbahen në fshehtësi. Kjo paraqet obligim, në këtë rast “Merkjuri” detyrohet që në plotësi ti zbuloj subjektet e huaja të cilat e kanë angazhuar. Në këtë rast kjo nuk ka ndodhur”.

Kjo nuk është hera e parë “Mjerkuri” dhe Ueber të dështojnë në punë sipas rregullave të FARA. Problemi me moszbulimin e përdoruesve të huaj të shërbimeve për lobim tani mori kah të ri pasi shefi i mëparshëm i fushatës së Donald Trump, Pol Manafort, si dhe këshilltari i mëhershëm për siguri nacional Majkëll Flin, nuk kanë lajmëruar se kanë punuar për interesa të shteteve të huaja. Një pjesë e punës nga Manafort për partinë pro-ruse e drejtuar nga kryetari ukrainas Viktor Janukoviç ka qenë më vonë dhe nën presion të publikut e paraqitur nga “Mjerkuri” në format e FARA.

Në prill të këtij viti, sipas atij parimi, “Mjerkuri” edhe një grup tjetër i fuqishëm për lobim “Podesta grup”, bënë lajmërim të vonuar  të aktiviteteve të tyre që kanë të bëjnë me punën HBO – “Qendra Evropiane për Ukrainë moderne”. Njëlloj sikur në rastin “Liberta” ata nuk kanë lajmëruar se punojnë për parti politike, e në këtë rast ka punuar pikërisht Manafort.

Nëse e krahasojmë me shembullin ukrainas, kjo tregon se puna e “Mjerkuri” me “Libertas” në rastin më të butë është e parregulluar, ndërsa në rastin me të keq” ata kanë marrë pjesë në fshehje të klientit të huaj”, thotë Holman, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë në SHBA rrallë i ndjekë shkelësit e ligjeve.

Deri sot nuk është e qartë çka ka punuar saktë grupacioni për lobim për fondacionin anonim “Libertas”.

Adam Ereli, ish amabsador i SHBA-ve në Bahrein, u cili ka qenë nënkryetar i “Mjerkuri” prej vitit 2013 deri në vitin 2016 ka shkruar së paku dy tekste për Maqedonin. I pari, për Handelsblatt Global, u paraqit më 20 korrik, shkurt para se “Mjerkuri” të fillojë punën e vet për “Libertas” në gusht. Ereli madje është i regjistruar si lobist në parashtresën e parë nga “Mjerkuri” në Kongres. Tjetër tekst që ishte i ashpër dhe kritik për punën e Prokurorisë Publike Speciale u publikuar në mediumin amerikan „The Hill“ në nëtor, pak kohë pasi Ereli u largua nga “Mjerkuri”. Asnjë nga tekstet nuk përmend nëse këto janë pjesë e lobi përpjekjeve të “Mjerkuri”. Në bisedë telefonik, Ereli thotë se për asnjërin nga tekstet nuk ka qenë i paguar.

“I shkrova sepse më intereson Maqedonia”, tha ai.

Rruga deri te Kongresi

Ndikimi më i madh që u arrit me përpjekjet për lobim të VMRO-DPMNE ishte ajo në Kongresin e SHBA-ve një duzinë kongresmenësh dhe senatorësh u nënshkruan në letra të cilat ishin kritike ndaj punës së ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli dhe kinse lidhjet e tij me organizatat e mbështetura nga Soros.

Ndikimi më i madh që u arrit me përpjekjet për lobim të VMRO-DPMNE ishte ajo në Kongresin e SHBA-ve një duzinë kongresmenësh dhe senatorësh u nënshkruan në letra të cilat ishin kritike ndaj punës së ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli dhe kinse lidhjet e tij me organizatat e mbështetura nga Soros.

Takimi mes Gruevskit dhe Kris Smit

Lobimi filloi gjatë fushatës presidenciale amerikane. Më 5 tetor vitin e kaluar, në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentar maqedonase, Gjorçev organizoi takim ndërmjet Gruevskit dhe Kris Smit, kongresmen republikan nga Nju Xhersi, thonë burime për NOVATV dhe OCCRP. Në një video të postuar onlajn mund të shihen edhe Gjorçev edhe Gruevski në takim me Smit.

Duke folë për MTV  Smit paralajmëroi: “Disa nga e majta kanë tendenca t’i çrregullojnë zgjedhjet… të falsifikojnë dhe të shpikin akuza të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin”.

Kongresmeni u bë edhe lider në organizimin e letrës е nënshkruar nga gjashtë kongresmenë e dërguar në zyrën amerikane për përgjegjësi të qeverisë prej ku kërkuan hetim për agjencinë amerikane USAID dhe lidhjen e tyre me grupet Soros në Maqedoni. Rendi Haltgren, zëdhënës i Kris Smit, nuk iu përgjigj pyetjeve tona.

Majk Li, senator republikan nga shteti Juta në SHBA, e ka mbikëqyrë dërgimin e dy letrave tjera deri te ambasadori Bejli, një në janar këtë vit, ndërsa e dyte me pesë senatorë të tjerë në mars të këtij viti e drejtuar deri te Sekretari i Departamentit të Shtetit Reks Tilerson.

Indiciet ishin ato, siç sugjeron kontrata e “Mjerkuri”, se Maqedonia nuk është vendi i vetëm i përzier këtu.

Kon Karol, zëdhënës për Li, thotë se letrat janë shkruar “pasi senatori ka qenë i kontaktuar nga grupe ligjdhënësish të më shumë shteteve të huaja” , duke e përfshirë edhe Maqedoninë, madje se “tre kontinente ka kanë qenë të përfaqësuara”.

“Nuk kishte lobistë të cilët i ndërmjetësonin takimet” the Karol.

Fondacioni “Heritage” tink-tenk i njohur djathtist nga SHBA është gjithashtu thellë e përfshirë në storjen për Maqedoninë dhe Soros. Nga fillimi i këtij viti mediumi i tyre “The Dailz Sygnal” ka botuar më tepër se 12 tekste në këtë temë. Në një ngjarje të organizuar nga fondacioni më 25 prill të këtij viti, Li e ka kritikuar bashkëpunimin amerikan me iniciativat e Sorosit jashtë vendit. ” Judicial Watch“, grup juristësh për përfaqësim të konservatorëve, ka publikuar se do të padisë Departamentin e Shtetit dhe USAIS për shkak se nuk ua kanë dhënë dokumentet për aktivitetet e Sorosit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Majk Gonzales, bashkëpunëtor i lartë në “Heritage” dhe funksionari i VMRO-DPMNE Filip Jolevski, djali i ministrit të deritanishëm të mbrojtjes së Maqedonisë dhe ish ambasador në SHBA, Zoran Jolevski, ka punuar për këtë fondacion në vitet 2013 dhe 2014. Zoran Jolevski pas pasur takime në korrik të vitit 2014 me kryetarin e atëhershëm të “Heritage” Xhim de Mint.

Lobim në të majtë

Ankesat e VMRO-DPMNE  të drejtuara drejtë të së djathtës amerikane kanë filluar me tentim të që të ndikohet mbi ata të cilat vendosin nën administratën e ish Presidentit Barak Obama. Marrëveshjet dhe transkcionet e besueshme nga llogaritë partiake, të cilat i zbuloi ekipi i NOVATV tregojnë se nga viti 2015, deri në fillim të vitit 2017, katër kompanive amerikane, prej të cilave trek an qenë kyresisht të lidhura me Partinë Demkoratike.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinos në vitin 2015 i sili e detyroi Gruevski që ta dorëzoj pozitën e kryeministrit, partia lansoi lobi fushatë nëПо потпишува SHBA për interest e tyre. Të dhënat nga FARA tregojnë se ata në atë koh kanë angazhuar tre lobi kompani: “Dashl Grup”, “Nju Partners” dhe “Global Sekjureti Strategjis”.

Transakcionet e siguruara nga NOVATV dhe OSSRP tregojnë se partia u ka paguar, “Nju Partners” dhe “Global Sekjureti Strategjis” më së paku 721,000 dollarë në periudhën tetor 2015 dhe prill 2016. Dokumentet nga FARA për “Dashl Grup” tregojnë se janë paguar 4332,637 dollarë në periudhën janar 2016 – janar 2017.

Sipas FARA, “Dashl Grup”, kanë organizuar takime me kongresmen dhe funksionar më të lartë nga radhët e Stejt Departamentit. GSIS kanë organizuar takime me Alan Bersin nga Byroja Amerikane për Siguri, si dhe Pit Seshën, kongresmen.

Kompania “Nju Partners”, në fund t vitit 2015, ka =shkruar kumtesa për shtyp për mediat amerikane.

Nejtan Deshl, kryetarë i “Deshl Grup”, refuzoi që të komentoj, por tha se kompania e ka shkëputur bashkëpunimin me VMRO-DPMNE në muajin shkurt të këtij viti. Edhe GSIS refuzoi që të komentoj.

Kara Moris Stern, e cila ishte përgjegjëse për kontratën me VMRO-u Partners” tha se puna e trye ka qenë me pëlqim të plotë nga FARA dhe se kompanitë e tyre “nuk paguajnë që njerëzit të shkruajn gjëra”.

Transakcionet e VMRO-DPMNE  zbulojnë edhe një lidhje e cila deri më tani nuk ësht zbuluar dhe kompani politike në SHBA. Ata në vitin 2016, “AKPD Mesigj and Media”, i kanë paguar 290,700 dollarë, kompani për marketing politik nga Çikago, e themeluar nga ish shefi strategjik i Obamës, Dejvid Akselroud.

Është e paqart çfarë ka punuar AKPD për partinë. Puna e tyre nuk është e regjistruar në FARA. Xho Goldberg, zëvendës kryetari i kompanisë, refuzoi që të jep përgjigje në pyetjet tona.

Lufta transnacionale me mediat

Qëllimi i lobimit i VMRO-DPMNE nuk ishte vetëm që të ndikoj mbi Amerikanën. Ngjarjet dhe tekstet të botuara aty ishin të dedikuara edhe për opinionin vendor. Mediat e kontrolluara nga VMRO-DPMNE , midis të cilëve edhe televizioni shtetëror dhe televizionet e mëdha siq janë Siteli, Kanal 5, Alfa dhe të tjerët, rregullisht i transmetonin këto tekste në mënyrë të fuqishme para opinionit maqedonas sikur të kenë qenë të botuara në mediat më të famshme dhe me ndikim më të madh në SHBA. Kjo propaganda u shfrytëzua nga mediat shtetërore të cilat e targetojnë rajonin me edicionet e tyre locale.

“Të gjithë mediat të cilat janë, të themi, tona, dinë për këto tekste të paguara para edhe se të bothen. Ka një person i joni, i cili i informon për botimin dhe shpërndarjen, komunikohen redaktorët ose drejtorët, ndonjëherë i marin të përkthyera dhe puna e tyre është vetëm që ti botojnë dhe ti shtynë tezat në mediat perms debateve, për shembull”, sqaron burimi i jonë në Komitetin ekzekutiv të VMRO-DPMNE.

Në fillim të lobimit në dhjetor të vitit 2015, lobisti i atëhershëm „Nju Partners”, publikoi një tekst i shkruar nga konsultanti për media Majkl Mihan i cili e akuzoi opozitën maqedonase se e sulmon shtypin e lire. Teksti ishte menjëher i ribotuar nga mediat maqedonase të afër me pushtetin e kaluar dhe u bë lajm kryesor në shumë media.

Ruevski dhe Gjorçev u takuan me Mihan, i cili është kryetarë i një kompanie tjetër për lobim, “Skuared Komjunikejshën”. Mihan nuk dësjironte që të përgjigjet pyetjeve tona.

Efekt të ngjashëm kishte teksti i Adam Ereli, ish kryetari i “Merkjuri”. Tekst me të cilin ai e sulmon prokuroren special Katica Janeva, duke e akuzuar se punon për opozitën, tekst i cili ishte i ndërmarrë me shpejtësinë e dritës nga mediat lojale ndaj VMRO-DPMNE.

Montazhi i tekstit nga Ereli për Janeva dhe vet Janeva e shfrytëzuan mediat Maqedonase lojale nga VMRO-DPMNE

Efekt të ngjashëm kanë edhe letrat e senatorëve dhe kongresmenëve – të gjithë ishin të përcjellur me pomp të madhe e cila ishte e prezantur si mbështetje Amerikane nga mediat me ndikim të madh për VMRO-DPMNE, por edhe krijim i përshtypjes se Ambasadori Xhes Bejli është pjesë e të administratës së “keqe” e Obamës e cila nuk vepron sipas ideve të administratës së re. Me të njëjtën pomp këto letra u promovuan nga “Sputniku”Rus.

Në një nga tekstet i nënhkuar ishte edhe Mjk Gonzales. Tituli ishte direkt: “Nuk kemi nevojë të zgjedhim ndërmjet Putinit dhe Sorosit”.

Raportim plotësues nga Aleksej Demjanski, Vanja Lukoviq. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button