Strumica do të kujdeset për ekipet që luajnë në Evropë

Stadiumi “Mlladost” në Strumicë do të jetë tereni në të cilin Shkëndija do ti zhvillojë ndeshjet eliminatore të Liga Evropës.

“Kuqezinjtë” detyrohen të jenë “vendas” në Strumicë, pasi stadiumi “Telekom Arena” në Shkup nuk është në dispozicion, ndërsa stadiumet tjera nuk plotësojnë kushtet për ndeshje Evropiane. Shkëndija pretendonte të luajë në Elbasan, mirëpo UEFA refuzoi këtë kërkesë. KF Shkëndija zyrtarisht konfirmon se ndeshjet e radhës si vendase në Evropë do t’i zhvillojë në Strumicë, gjegjësisht në stadiumin “Mlladost”. Duke ditur se stadiumi “Telekom Arena” në Shkup nuk mund të shfrytëzohet për shkak të përgatitjeve për organizimin e Super Kupës së Evropës, duhej të kërkohet alternativë dhe për Shkëndijën qyteti i Strumicës mbeti opsion i vetëm në këtë moment. Në fakt Shkëndija kërkoi të luajë në Elbasan dhe autoritetet e stadiumit dhe Federatës shqiptare të Futbollit dhanë leje për çka Shkëndija është mirënjohëse dhe shpreh falënderim publik, mirëpo e njëjta u refuzua nga UEFA, pasi Komiteti për Emergjencë pranë shtëpisë së futbollit Evropian në këtë periudhë nuk ka të paraparë mbledhje në të cilën do të shqyrtohej kjo kërkesë.

Kështu, Strumica mbeti opsion i vetëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtarë këtë verë. “Kuqezinjtë” më 19-të qershor në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës do të mësojnë emrin e kundërshtarit për xhiron e parë të eliminatoreve të Liga Evropës. Ndeshja e parë sipas planit fillestar duhet të luhet më 29 qershor, ndërsa takimi i kthimit më 6 korrik.​

Gjithashtu të njëjtin vendim e kanë marrë edhe dy ekipet tjera si Vardari që luan në Ligën e Kampioneve dhe Pelisteri e Rabotniçki që do të luajnë në Ligën e Evropës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button