Maqedoni, BRM: Stagnon aktiviteti ekonomik, rrezik për projeksionin për rritje

Stagnimi i aktivitetit ekonomik është vërejtur në kuartalin e parë të këtij viti, ndërsa realizimet më të ulëta krijojnë rreziqe për projeksionion e BPV-së prej 2,5 për qind për gjithë vitin 2017.

Kjo është konstatuar në seancën e Komitetit për politikë monetare operative të BRM-së, në të cilën është theksuar se në aspektin strukturor, sektori eksportues dhe konsumi personal edhe më tej kanë rritje, ndërsa shtesë në këtë kuartal impuls pozitiv ndaj ekonomisë kanë pasur edhe investimet. Megjithatë, shtohet në kumtesë, në kushte të presioneve më të fuqishme importuese, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik stagnoi, kundrejt pritjeve për rritjen e ekonomisë në këtë periudhë.

Në maj, të dhënat për inflacion tregojnë për shkallën vjetore prej 1,2 për qind, ndërsa rritja mesatare vjetore e çmimeve në pesë muajt e parë është 0,7 për qind. Këto realizime janë rezultat fillimisht i inflacionit bazik dhe në pjesë të vogël të çmimeve të energjisë, kundrejt kontributit edhe më tej negativ të çmimeve të ushqimit. Realizimet tek inflacioni, kryesisht janë në përputhje me projeksionin.

Likuiditeti i bankave, pas rënies në prill, në muajin maj e vazhdoi trendin rritës i cili është karakteristik nga fillimi kuartalit të fundit në vitin 2016 e këndej.

Në seancë u konstatua se kushtet e vazhdueshme ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese tregojnë se tani për tani vendosja e përhershme monetare është përkatëse.

Banka Popullore me kujdes do t’i ndjek të gjithë indikatorët ekonomik dhe ngjarjet në ekonominë vendore, me ç’rast ndryshimet e radhës në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në ekonominë vendore dhe sektorin ekstern.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP