“TV Uskana” nuk duhet të bie pre e ndikimeve të BDI-së në Komunën e Zhelinës!

Reportazhet e pregatitura duhet të jenë objektive, profesionale dhe në interes të qytetarëve, pa marrë parasysh si ndjehet dikush!

Tema që kishte trajtuar ky medium televiziv kishte të bëjë me ankesat e banorëve të fsh.Dëbërcë, të cilët si çdo vendbanim tjetër ballafaqohet me mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e ujësjellësit, kanalizimit, deponive, etj. Mediumet duhet në çdp kohë t’i shërbejnë profesionalizmit dhe jo ndikimeve të partive politike siç është BDI, e cila bënë çmos, që të defokusojë opinionin publik nga problemet esenciale të qytetarëve! Tema nuk kishte të bëjë me fushën e sportit, e as me rrugët e këtij fshati, por me mungesën e ujit.

Të gjithë e dimë se rrugët e këtij fshati janë shtruar me kontributin e vetë banorëve!

Nëse “TV Uskana” me të vërtetë është e interesuar për fenomenin “fushat e sportit në shkollat e vendbanimeve të Komunës së Zhelinës”, e ftojmë dhe njëkohësisht e lusim publikisht që të bëjë reportazhe për çdo shkollë enkas, në mënyrë objektive e profesionale, duke mos e devijuar temën e reportazhit, me qëllim që banorët e kësaj komune të kenë të njoftohen drejtë për të gjitha problemet, pa mos fshehur asgjë.

Për fund, e urojmë për punën që bënë “TV Uskana” si dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në punën mediatike!

*Autori është kryetar i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Zhelinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button