Osmani – Timonie: Me rëndësi esenciale është të hiqet kushtëzimi nga rekomandimi i KE-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Francës, Kristian Timonie.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i tij, zëvendëskryeministri Osmani ka theksuar se bashkëpunimi me Francën, e cila ka rol të rëndësishëm historik në procesin e vendimmarrjes në BE, është me rëndësi të madhe për Maqedoninë, veçanërisht mbështetja e hapur për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Zëvendëskryeministri ka nënvizuar se klima pozitive pas vizitës në Bruksel dhe takimet e realizuara me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, do të shfrytëzohen si nxitje shtesë që të futet energji e re në zbatimin e reformave evropiane.

“Për ne me rëndësi esenciale është të hiqet kushtëzimi nga rekomandimi i Komisionit për fillimin e negociatave për inkuadrim”, ka porositur Osmani.

Ka theksuar se duhet të punohet bashkërisht dhe me përkushtim me qëllim që të çohet Maqedonia drejt familjes evropiane me përfshirjen e të gjithëve që mund të kontribuojnë drejt procesit, duke e theksuar kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Vizita e paralajmëruar e Eurokomisarit Han dhe Pribe me ekipin e tij sipas Osmanit është edhe një vërtetim për ripërtëritjen e procesit reformues.

Osmani dhe Timonie u pajtuan se zgjerimi i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë se dhe Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit euroatlantik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button