Mbappe: Reali tenton të më marrë që kur isha 14 vjeç

Futbollisti i ri Kylian Mbappe, ylli i kampionit francez në futboll Monako, tha se akoma nuk ka vendosur nëse do të mbetet në principatë, ose do të braktis klubin këtë sezon, raporton Anadolu Agency (AA).

Për njërin nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, aktualisht janë të interesuara shumë klube, gjë të cilën e konfirmoi dhe vetë Mpabbe, sipas të cilit Real Madridi tenton ta sjell në radhët e veta që prej kur ishte një 14 vjeçar.

Mbappe kishte një sezon të shkëlqyer në fanellën e Monakos. Drejt titullit të kampionit të Francës, ai shënoi 15 gola në 29 paraqitje, duke shtuar edhe 11 gola në garat tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button