Pacolli: Jakup, mblidhi plaçkat se unë ta blej shtëpinë…

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli i është përgjigjur sërish para pak çastesh kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Pas akuzave që Krasniqi i bëri sot Pacollit duke e quajtur të dehur dhe “njëri të Millosheviqit”, Pacolli i ka thënë atij se dallojnë shumë.

Krasniqi në postimin e më hershëm në Facebook pati shkruar se kryeministri Thaçi e ka rastin ta blejë shtëpinë e tij për 1 milion euro dhe t’ia shesë Pacollit disa milionë.

“Kurse unë prej ati 1 milioni nja 600.000 do tua jap pa asnjë hezitim te pastrehëve te Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

E nuk ka shkuar gjatë dhe oferta i erdhi për shtëpinë. “Ofertuesi” është Behgjet Pacolli.
“Hajde hajde Jakup Krasniqi, se këtu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moçme, ndoshta nuk te vjen mërzi… A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Unë flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar fillimisht Pacolli në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se “edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tende”.

“Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veç kur i mbledh plaçkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për çerdhe fëmijësh. Por, ti mbaje fjalën dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri”, ka shkruar fund Pacolli. 

Lajme të ngjashme

Back to top button