Presidenti Nishani nderon Eli Farën dhe Aurela Gaçen!
Një postim i papritur ka ardhur nga Eli Fara dhe Aurela Gaçe, ku të dyja shihen krahë për krahë njëra-tjetrës, në oborrin e Presidencës. Ajo çfarë bën përshtypje është shkrimi i Aurelës, që ndër të tjera shprehet: “Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, na nderon mes artisteve të Kombit. Ndihemi të nderuara!”
Të njejtën ndjesi ka patur edhe Eli Fara, e cila e ka ripostuar në profilin e saj, këtë shkrim të koleges, pa i shtuar asnjë frazë më tej, shkruan Bordo.al.
Ndoshta, karriera e gjatë dhe kontributi i tyre në artin shqiptar ka shtyrë Presidentin t’i nderojë artistet me çmime. Megjithatë, jemi të sigurt që e nesërmja do të sjelli më shumë informacion rreth asaj çka po ndodh. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.