Porosi për politikanët tanë

Asnjëherë mos u kreno me pozitën që mbani, sepse gjërat mund të ndryshojnë!

Ju që jeni ne pozitë te lartë, asnjëherë s’mund ta dini vuajtjen e popullit sepse ju pengon mendjelartësia.

Ja 3 shembuj për ju, politikanë që e harruat popullin dhe e kujtoni vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve.

O ju politikanë që interesin e popullit e zëvendësuat me interesin tuaj personal, harruat se po ky popull ju ngriti në ato poste qe ju sot i gëzoni. 

Ata që rastësisht i kanë hipur kalit një herë, mendojnë se përjetë do të jenë kalorës. Pikërisht ata në të parin hendek bien dhe mbesin përjetë këmbësorë.

Çdo mbret, ishte një herë një foshnje që qante.

Çdo ndërtesë, ishte një herë një vizatim.

Nuk është e rëndësishme se çfarë je sot. Gjëja më e rëndësishme është se ku do të jesh nesër.

Asnjëherë mos u kreno me pozitën që mbani. Kur kjo lojë e shahut do të mbarojë, Mbreti dhe ushtarët futen në të njëjtën KUTI.

Lajme të ngjashme

Back to top button