Vetëvendosje ia merr Gjilanin Lutfi Hazirit

Lidhjes Demokratike të Kosovës këto zgjedhje nuk i kanë sjellë rezultate të kënaqshme, njofton Koha.net.

Edhe në Gjilan, kjo parti e cila qeveris me këtë komunë në krye me Lutfi Hazirin, ka shënuar rënie në zgjedhjet e së dielës.

LDK dhe AKR në Gjilan në vitin 2014 kanë marrë 14,181 vota, derisa në vitin 2017 LAA ka marrë vetëm 9461 vota.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë e para në komunën e Gjilanit, ka shënuar rritje me më shumë se 3 mijë vota krahasuar me vitin 2014.

Në vitin 2014 Vetëvendosje kishte marrë 10,080 vota, derisa më 2017 ka marrë 13,843 vota të votuesve në Gjilan.

Koalicioni PAN në Gjilan ka marrë vetëm 7, 595 vota, apo 22.35 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button