Filmi “Home” në Kortfilmfestivalen të Norvegjisë

Filmi artistik i metrazhit të shkurtë “Home”, me regji të Daniel Mulloy, film ky kosovaro-britanik, së fundi do të shfaqet edhe në edicionin e 40-të Kortfilmfestivalen në Norvegji, që është festival i filmit të metrazhit të shkurtë. “KortFilmFestival” është hapur sot dhe do të zgjasë katër ditë, njofton KultPlus.

Ky film i cili është xhiruar në Kosovë, është edhe fitues i filmit më të mirë në BAFTA. Filmi është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Ky film pjesën me të madhe të xhirimeve e ka pasur në Kosovë, më përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. “Home”, i cili shtjellon vuajtjet e refugjatëve është realizuar në bashkëpunim mes DokuFest, Blacksheep dhe Somesuch, me mbështetjen financiare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, USAID dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button