Çfarë është sfida vetëvrasëse e “Balenës blu” dhe sa viktima ka shkaktuar? Dhe si të mbrohen fëmijët

Balena Blu është një sfidë vetëvrasje që duket se nxit adoleshentë të brishtë për të vrarë veten.

Loja e rrezikshme është e lidhur me të paktën 130 të vdekur në Rusi.

Çfarë është loja Balena Blu?

Loja vetëvrasëse Balena Blu besohet të jetë një grup online në mediat social që inkurajon njerëzit për të vrarë veten.

Ka me qindra e mijëra e posteve lidhur me këtë prirje të neveritshme në Instagram.

Mendohet se administratori i grupit cakton detyrat e përditshme për anëtarët, të cilat ata duhet që t’i realizojnë në mbi 50 ditë.

Detyrat e tmerrshme përfshijnë vetë-dëmtime, shikim filmash horror dhe zgjim në orët e pazakonta, por gradualisht këto bëhen më ekstreme.

Në ditën e 50-të, manipuluesit kontrollues të lojës thuhet se udhëzojnë të rinjtë që të kryejnë vetëvrasje.

Fëmijët duhet të mbajnë mend mirë që të mos ndjekin turmën dhe të mos ndihen në presion për të bërë gjëra për të cilat ndihen të pasigurtë.

Fëmijët mund ta kenë të vështirë t’i bëjnë ballë trysnisë por duhet ta dijnë se është fare normale që të refuzojnë të bëhen pjesë e çmendurive që i bëjnë të ndihen të pasigurtë apo të frikësuar.

Nga ana e tyre, prindërit duhet të flasin me fëmijët e t’u shpjegojnë se mund të bëjnë zgjedhjet e tyre si dhe të diskutojnë për mënyra se si të thonë JO. Sigurimi i një fëmije që do të jetë sërish i pranuar edhe nëse nuk shkon me turmën, do të ndihmojë për të mos bërë një gjë që i lëndon.

Sa viktima?

Policia ka hetuar një numër vetëvrasjesh nëpër Rusi që ata dyshojnë se janë të lidhura me Balenën Blu. Por deri tani nuk është vërtetuar që Balena Blu është direkt e lidhur për këto vdekje.

Gazeta investiguese Novaya Gazeta shkruan: “Kemi numëruar 130 vetëvrasje fëmijësh që kanë ndodhur mes nëntorit 2015 dhe prillit 2016. Pothuaj të gjithë ishin pjesëtarë të të njëjtëve grupe në internet dhe jetonin në familje të mira e të lumtura”.

Dy vajza në moshë shkolle, Yulia Konstantinova, 15, dhe Veronika Volkova, 16, u hodhën nga tarracat e pallateve të tyre mbi 14-katëshe.

Thuhet se policia ka nisur një hetim të gjerë për këtë çmenduri që ka kapur Rusinë – qendra e vetëvrasjeve në botë.

Ndërkohë në lajmet më të fundit mësohet se një person i dyshuar prapa kësaj loje është tashmë në pranga. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button