Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së mundohen të bllokojnë seancën për zgjedhjen e zv/ministrave

Deputetët e VMRO DPMNE-së me brohoritje dhe zhurmë duke u rënë tavolinave të parlamentit janë munduar të bllokojnë seancën e Kuvendit ku në rend dite është votimi  zëvendësministrave, njofton Alsat.

Ata pretendojnë se është shkelur rregullorja e parlamentit për zgjedhjen e zëvendësministrave dhe se kryetari i Kuvendit nuk i jep opozitës kohën e duhur për votim. Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se do të bëjë gjithçka për të kompensuar 6 muajt e humbur për faj të tyre.

Ilia Dimovski është përgjigjur se ata nuk kanë asnjë plan të bllokojnë reformat që i duhen vendit por nuk mund të bëhen makina votuese dhe të mos dine se për çfarë po votohet. Ai ka gjithashtu ka shtuar se nuk do të pengojnë zgjedhjeje e zëvendësministrave por ama për këtë atyre u nevojiten të paktën 10 ditë për t’i shqyrtuar një për një.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë kërkuar një orë pushim për t’u dakorduar brenda grupit të tyre se si do të vijojnë me votimin në Kuvend te zëvendësministrave.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pranuar kërkesën e opozitës dhe ka kërkuar një orë pushim, konkretisht prej orës 12:00 deri në orën 13:00, tani pritet që të procedohet me votimin e zëvendësministrave të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button