Sekretet e errëta të KGB-së

Një vit pas rënies së Bashkimit Sovjetik, një oficer i KGB-së me emrin Vasili Mitrokhin hyri në Ambasadën Britanike në Letoni. Nuk kishte asgjë të pazakontë për dezertorët, që pretendonin se kishin akses në arkivën e madhe të sekreteve sovjetike, por kishte diçka tek Mitrokhini i veshur keq dhe historia e tij, që iu duk e ndryshme stafit në detyrë. Ata i ofruan një filxhan çaji, dhe ai hapi një valixhe të mbushur me të brendshme të pista dhe dokumente të klasifikuara.

Si krye-arkivist i KGB-së, Mitrokhini kishte akses të paparë në të dhënat e organizatës. Në vitin 1972 ai ishte ngarkuar me zhvendosjen e të gjithë arkivit, nga selia gjithnjë e më e mbipopulluar Lubjanka në Moskë, për në një objekt të ri, në lagjen më të largët të Yasenevës – një detyrë që do të merrte 12 vjet. Tashmë i zhgënjyer, oficeri filloi të mbante shënime të detajuara të dokumenteve, të cilat i nxorri fshehtas, fshehur në këpucët e tij, dhe i fshehu nën dysheme.

Në muajt që pasuan dezertimin e tij, Mitrokhini do të ndihmonte për të transferuar tek Shërbimi Informativ Sekret Britanik (MI6), më shumë se 20,000 faqe informacione sekrete, që datonin nga viti 1918. Shpjegimet që rezultojnë, të paraqitura në dy libra të botuar para vdekjes së Mitrokhin, ofrojnë një pasqyrë të pashembullt të veprimtarisë së një prej organizatave më të fshehta në botë dhe nxjerrin zbuluar, sipas fjalëve të vetë protagonistit, se sa e hollë. 

Lexoje vazhdimin: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button