Samsung do t’i paguajë Apple 119 milion dollarë

Një gjykatë amerikane ka vendosur që Samsung duhet t’i paguaj rivalëve të Apple një shumë prej 119 milion dollarë, pasi ka shkelur 2 patenta të saj.

Gjatë ditës së premte një gjykatë federale në San Jose mori në shqyrtim një padi të fundit që përfshinë 2 gjigandët e teknologjisë.

Prej kohësh Apple akuzon Samsung për shkelje të patentës në disa elementë në smartphone.

Apple kishte kërkuar 2.2 miliard dollarë, pasi pretendonte se i janë imituar 5 nga elementët e smartphone-ve të saj.

Ndërkohë kompania Samsung ka mohuar akuzat, madje ka kërkuar edhe 6 milion dollarë shpërblim, pasi pretendonte se Apple kishte imituar element të saj, siç janë përdorimi i kamerave dhe transmetimi i videove.

Ky vendim shënon betejën e fundit ligjore mes 2 gjigantëve të krijimit të smartphone-ve. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button