Makraduli në ekologji, Naumov në ekonomi, zëvendësministrat hynë në Parlament

Mbrëmë vonë, pas mesnate hyri në procedurë Parlamentare propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për zëvendësministrat.

Sot pritet që zëvendësministrat të votohen si pikë shtesë në rendin e ditës.
Në propozimin e Zaevit bëjnë pjesë: Bekim Maksuti si zëvendësministër i mbrojtjes, Agim Nuhiu i MPB-së, Oliver Ristovski në drejtësi, Arta Toçi në M|PJ, Shirete Elezi në financa, Kire Naumov në ekonomi, Vllaste Dimkoviq në bujqësi, Goce Çakarovski në shëndetësi, Jani Makraduli në ekologji, Visar Gani në arsim, Elmi Aziri në punë dhe politikë sociale, Dejan Pavleski në vetëqeverisje lokale, Remzi Mehmedi në transport dhe lidhje, Aleksandar Bajdevski në informatike dhe Vladimir Lazovski në kulturë.

Kryetari i Parlamentit priti pas mesnate propozimin e kryeministrit Zaev, kurse deputetët në 1.35 kanë marrë mesazh lidhur me propozimin e zëvendësministrave që hyri në procedurë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button