Erion Veliaj: Me LSI nuk kam asnjë problem, bashkëpunojmë shumë mirë, mediat po i fryjnë sherrit PS-LSI

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar përplasjen në fushatë elektorale mes PS dhe LSI. Në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se nuk ka asgjë dramatike në këtë fushatë.

“Nuk shoh asgjë dramatike mes PS dhe LSI, madje me duket fushata me beninje. Më duket normale që çdo parti ka sloganet e saj për daljen forcë e parë. Nuk kemi fushatë me rrahje dhe dhunë, por me batuta. PS po ja bën ysmetin kësaj pune për të dalë forcë e parë dhe për të kapur 71 mandate”,- tha Veliaj.

Ai shtoi se ai si Kryetar Bashkie nuk ka asnjë problem me LSI dhe me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta. “Unë bashkëpunoj shumë mirë si kryebashkiak me LSI”.

Veliaj tha se media po nxit kot ndasi mes PS dhe LSI. “Edi Rama thotë me të drejtë se është për një administratë të rregull. Ka folur për administratë model. Media e jep sikur sulmon LSI. E marrë deklaratën e Ramës dhe e lexoj në asnjë vend nuk përmend Metën apo LSI”,- tha Veliaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button