Acer prezantoi tabletët Iconia One 7 dhe Tab 7

Acer prezantoi dje disa pajisje të reja në një shfaqje të organizuar në Nju Jork. Ajo prezantoi dy tabletë të rinj si Acer Iconia One 7 dhe Iconia Tab 7, me një çmim të arsyeshëm.

Tableti Iconia One 7 ka një ekran LED 7 inç me rezolucion 1,280×800 pikselë, procesorin Intel Atom Z2560 me qark 1.6GHz, 1GB RAM, si dhe ofron mbështetje për kartë microSD. Tableti do të vijë me sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean, megjithatë Acer ka premtuar se do ta përditësojë në KitKat në të ardhmen.

Ky tablet do të jetë në dispozicion në disa tregje të zgjedhura, nga muaji maj, për 129.99 dollarë. Tableti Iconia Tab 7 do të mund të përdoret edhe si telefon. Me ekranin 7inç IPS me rezolucion 1,280×800 pikselë dhe një bateri që do të rezistojë për më shumë se 7 orë, tableti Iconia Tab 7 ofron të njëjtin funksion si telefoni me lidhje LTE.

Ai ka gjithashtu një procesor me katër bërthama, kamera të pasme dhe ballore, por Acer nuk ka zbuluar ndonjë detaj për to. Tableti ofron mbështetje për kartë microSD dhe do të vijë me sistemin operativ Android 4.4 KitKat. Edhe ky tablet do të dalë vetëm në disa tregje në muajin maj dhe do të kushtojë 149 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button