Kuvend, deputetët e VMRO-së bllokojnë komisionet
Deputetët e VMRO – DPMNE-së edhe në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve vazhduan me ndërhyrjet procedurale duke e stërzgjatura debatin, veprim ky që nxiti polemika mes deputetët e shumicës. Në rend ditë të komisionit ishin raportet për dy vitet e kaluara të punës së Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe realizimi i Buxhetit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, njofton Alsat-m.
Por, deputeti socialdemokrat Hari Llokvenec tha kjo që ndodhi sot në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, është diçka e parë dhe e pritur nga VMRO – DPMNE-ja.
Në një moment të debatit kryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski u detyrua të jep gjysmë ore pushim duke i paralajmëruar deputetët e VMRO – DPMNE-së që mos të vazhdojnë me replikat dhe ndërhyrjet proceduralet sikur që ishte rasti në seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo edhe pas pushimit, anëtarët e VMRO – DPMNE-së nuk i dëgjuan këshillat e Kiracovsit dhe vazhduan me replikat.