Mançevski: Në institucione ka stërngarkim punonjësish, por edhe mungesë të kuadrit profesional

Administrata publike është duke u ballafaquar me stërngarkim punonjësish, por nuk ka kuadër profesional të mjaftueshëm, ndërsa institucionet kanë ekipim jopërkatës, veçanërisht me kuadrin e TI-së me ç’rast nevojitet edhe reformë urgjente, është konstatimi i sotëm nga seria e parë e debateve me sektorin civil me temë reformat në administratë, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Qëllimi i debateve, siç tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, është të ndiqet procesi i reformave në administratën publike prej të gjitha palëve të involvuara, të merren këshilla dhe orientime prej asociacioneve të qytetarëve dhe të formohet këshill konsultativ për reformat e domosdoshme që të krijohet administratë publike profesionale dhe efikase.

“Administrata publike në Maqedoni është politizuar shumë, ndërsa reformat zgjasin prej vitit 1999 dhe nuk rezultuan me efikasitet. Debatet e pafundme nuk janë zgjidhje. Duhet të definohet afati përfundimtar dhe të miratohet strategji për reforma në administratën publike e cila do të mundësojë hyrjen e kuadrit profesional në administratë”, tha Mançevski dhe shtoi se në 10 vitet e fundit ka punësim joobjektiv në administratën publike për arsye se ka stërngarkim punonjësish, por megjithatë mungon kuadri profesional.

Theksoi se i tillë është rasti në më shumë ministri dhe si shembull e theksoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku, siç tha, projektet i udhëheqin kuadrot e TI të AKE.

Theksoi se Qeveria e re në çdo mënyrë dëshiron ta dëgjojë mendimin e qytetarëve dhe ekspertëve dhe se nuk do të sjell ligje të shpejta, përveç për situata të jashtëzakonshme.

“Qëllimi është të bëjmë analizë funksionale të administratës publike me ndihmën e organizatave joqeveritare që të bëjmë risistemimin e të gjithë të punësuarve të cilët nuk kanë angazhim përkatës”, tha Mançevski dhe shtoi se është duke u menduar për vendosjen e punës në dy turne në administratë dhe orar pune fleksibil me ardhjen në punë në periudhë prej 7:30 deri në 8:30, ndërsa duke u larguar nga puna prej orës 15:30 deri në orën 16:30.

Premtoi rishikimin e shpejtë të regjistrit të të punësuarve në administratën publike dhe publikimin e numrit përfundimtar të të punësuarve dhe precizoi se në numrin prej 120.000 të punësuar në administratë, bashkë me dhjetorin e vitit 2016, me siguri nuk janë marrë parasysh punësimet e përkohshme.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski porositi se çdo institucion ballafaqohet me problemet e veta.

“Diku ka punësim të stërngarkuar ndërsa diku punësim të pamjaftueshëm me ç’rast nevojitet koordinim dhe transformimin e të punësuarve prej një institucioni në tjetër. Ka edhe të punësuar me arsimim jopërkatës të cilëve nuk ka se ku t’u gjendet angazhim pune përkatës me arsimin e tyre”, tha Rashkovski.

Në administratën e Qeverisë, siç tha, problemi më i madh deri më tani ka qenë që ka munguar kontakti personal me personat të cilët janë në funksion përgjegjës, ndërsa në veçanti ka qenë e rëndë qasja tek sekretari i përgjithshëm.

Theksoi se në administratën në Qeveri për momentin punojnë 289 persona dhe shtoi se 72 prej tyre duhet të sistemohen në vend përkatës ku ka nevojë për ta. Kërkoi prej të punësuarve që kreativitetin e tyre ta shndërrojnë në projekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button