Në Greqi nuk ndalojnë reagimet për Maqedoninë dhe NATO-n

Çështja shumëvjeçare dhe e hapur midis Greqisë dhe IRJM duhet të mbyllet, kumtoi sot partia greke “Potami”.

Partia thekson se Greqia deri më tani ka dhënë shumë shembuj konkret për vullnet të mirë dhe ka dhënë propozime të hollësishme.

“Presim që ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ta shqyrtojë jo vetëm atë që është në afat të shkurtër, por atë që është përfitim në afat të gjatë nga zgjidhja e çështjes për emrin. Një zgjidhje e pranueshme dhe e qartë do të hap perspektiva shumë të mëdha për të ardhmen. Të mos lejojmë që mundësia të mos të zhduket”, thuhet në kumtesën e partisë.

“Shpresojmë se prania e krahut djathtist në Qeverinë e Ciprasit dhe obsesioneve të tjera kësaj here nuk do të jenë shkak për vazhdimin e pavarësisë”, thekson “Potami”.

Jorgos Kumucakos, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare Demokracia e Re, përsëriti se çështja e emrit duhet të zgjidhet në mënyrë të pranueshme, “ndërsa ky është vendim me të cilin do të pajtohet Greqia”.

“Që të arrihet vendim i tillë, vjen parasysh njëfarë ndryshimi i politikës së Bukureshtit, i cili atëherë çoi drejt vendimit të njëzëshëm të NATO-s. Këtë politikë e mbështesin shumica e grekëve dhe forcat politike të vendit”, theksoi Kumucakos.

Mediat greke edhe sot përqëndrohenb në vizitën e djeshme të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Bruksel dhe në intervistën e minsitrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për “Fajnenshëll Tajms”. Ata e citojnë deklaratën e tij në të cilën ai thotë se do ta pyes Greqinë se çfarë fqinji dëshiron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button