“Dnevnik” shkon në histori

Gazeta e parë private në pavarësinë e Maqedonisë – “Dnevnik”, prej nesër nuk do të del në shtyp. Këtë vendim sot të punësuarve ua ka kumtuar, Aleksandar Dinev, ish drejtori i MPM-së, njofton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e redaksisë do të shpallet si tepricë teknologjike, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël prej tyre do të transferohen në portalet simotra si “Utrinski Vesnik”, “Vest” dhe “Telegraf”.

“Dnevnik” ishte gazeta e parë private dhe filloi që të del në shtyp në mars të vitit 1996. Themeluesit e tij ishin gazetarët, Branko Gerovski, Sasho Damovski dhe Mile Jovanovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP