Rruga Mavrovë­ -Dibër në ndërprerje nga ora 13:00

­Aksi rrugor Mavrovë­Dibër në pjesën nga Ura e Mullisit deri te f. Dolno Kosovrasti sot nga ora 13.00 deri në orën 17:00 do të jetë në ndërprerje në dy akset rrugore.

Ndërprerja, siç kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, është për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore. Në akset tjera rrugore nëpër shtet komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button