Të paktën 10 të lënduar në tërmetin e fuqishëm në Lezbos

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,3 ballë sipas shkallës Rihter sot e ka goditur bregun e Egjeut të Greqisë, kumtoi Enti gjeologjik amerikan, ndërsa televizioni shtetëror ERT theksoi se në fshatin Vrisa, në ishullin Lezbos, ka të paktën dhjetë persona të lënduar në rrënojat e shtëpive të vjetra.

“Dhjetëra shtëpi janë shembur dhe rrugët e fshatrave janë të bllokuara. Përpiqemi të nxjerrim një grua e cila është e bllokuar nën rrënoja”, deklaroi për ERT mbikëqyrësi i shërbimit rajonal zjarrfikës, Marios Apostolides.

Epiqendra e tërmetit, që ka ndodhur në ora 15:28 minuta sipas orës lokale, ka qenë 11 kilometra në jug të fshatit Pllomari, në ishullin jugor grek Lezbos, në thellësi prej shtatë kilometrave.

Duke pasur parasysh se epiqendra ka qenë mes Lezbosit dhe qytetit turk Karaburun, në qarkun Izmir, lëkundja është ndjerë edhe në shumë qytete turke, mes të cilëve edhe në Stamboll, Izmir dhe Çanakale dhe ka shkaktuar panik të madhe tek popullata.

Mediat turke njoftojnë se deri më tani janë regjistruar 33 lëkundje dytësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button