Bakllavaja e njohur nga Gaziantepi në tryezat e Bajramit anembanë botës

Bakllavaja e mirënjohur nga qyteti turk Gaziantep, i cili gjendet në listën e qyteteve kreative të UNESCO-s, edhe këtë Bajram do të gjendet në tryezat anembanë botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjeshtrit e bakllavasë në Gaziantep, tashmë kanë filluar përgatitjet për Bajramin e ardhshëm duke shtuar orarin e punës në 12 orë, në mënyrë që të angazhojnë përpjekje shtesë që bakllavatë të jenë gati në kohë.

Më herët kjo bakllava është shitur vetëm në tregun turk, por së fundmi kanë filluar porositë për dërgesa jashtë Turqisë.

Prodhuesit të cilët punojnë në temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit, do ta dërgojnë ëmbëlsirën e njohur botërisht, në shtetet e Lindjes së Afërt dhe të Evropës.

Levent Aktas, nga kompania Ayintap Baklava, rrëfeu se mjeshtrit tashmë kanë shtuar prodhimin. “Bakllavanë e dërgojmë në të gjitha pjesët e Turqisë. Kur është fjala për jashtë vendit, e dërgojmë në Katar, Arabinë Saudite, Gjermani, por edhe në Shtetet e Bashkuara. Me pak fjalë, bakllavaja jonë dërgohet në të gjitha vendet për të cilat ka mundësi për dërgesa kargo”, tha Aktash.

Sipas tij bakllavaja e Gaziantepit është e veçantë nga shkaku i fëstëkëve, cilësisë së vajit dhe trashësisë së brumit.

Mjeshtri i bakllavasë, Burhan Çagdas, tha se përgatitja kërkon vëmendje të veçantë por edhe shkathtësi. “Kemi vendosur ndërrime shtesë te struktura e prodhimit, dhe tani, mjeshtrit punojnë tërë kohën pa ndërprerje. Si afrohet Bajramit, aq më shumë shtohet puna jonë”, tha Çagdas, sipas të cilit, receta ka mbetur e pandryshuar për shekuj me radhë, me vajin i cili është i veçantë dhe furnizohet nga një zonë e dalluar për cilësi.

bakllavee

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button