Roma së shpejti me trajner të ri

Sassuolo ka konfirmuar se Eusebio Di Francesco shpejt do të jetë trajner i ri i Romës.

Di Francesco për një kohë të gjatë është parë si zgjidhja e parë e Romës për zëvendësimin e Luciano Spalletit, i cili u emërua trajner i Interit, ndërsa menaxheri gjeneral i Sassuolos, Giovanni Carnevali, beson se është çështje ditësh kur Di Francesco do të jetë trajner i klubit romak, transmeton Koha.net. 

“Di Francesco do t’i takojë Romës shpejt, mund ta themi këtë”, ka thënë Carnevali për Sassuolocalcionews.it.

“Jemi takuar me bordin e ‘Gjallorosëve” dhe çdo gjë do të rregullohet brenda pak ditësh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button